20:29 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / C E

Probleme te Franca, Benzema mungon në ndeshjen e parë, rrezikon kampionatin

Karim Benzema nuk do të jetë në gjendje të ndihmoj Francën në ndeshjen e parë të Kupës së Botës që e zhvillon kundër Australisë të martën.

Sulmuesi i Real Madridit ka pësuar një lëndim të lehtë gjatë stërvitjeve në seancën e tij të parë në Katar, shkruan Indeksonline.

Benzema thuhet se ka pësuar një dëmtim të ri, jo një rishfaqje të problemeve të gjurit që e kishte më herët.

Mjekët do të bëjnë kontrolle të tjera për ta parë nëse Benzema do të jetë i gatshëm të ndihmoj Kampionët e Botës në mbrojtjen e titullit. /IndeksOnline/