13:39 / E Diele, 02 Tetor 2022 / Gj. Sh

Probleme të reja te Milani, talenti belg mund të mungoj dy muaj

Milani të shtunen mbrëma ka fituar ndaj Empolit me rezultat 3-1.

Por në këtë ndeshje nuk shkuan gjërat shumë mirë për kampionin e Italisë, shkruan IndeksOnline.

Tre futbollistë të Milanit u dëmtuan ndaj Empolit, Calabria, Kjaer e Saelemaekers.

Ky i fundit, sipas ekzaminomeve të para mjekësore, pritet që ti mungoj kuqezinjëve për dy muaj.

Belgu u zëvendësua pas 33 minutave lojë, dhe sipas mediave italiane pritet të mungojë 6-8 javë./IndeksOnline/