Problemet e facebook-ut e dërgojnë në kolaps Tinder
Ky aplikacion mund të përdoret edhe duke u loguar me anë të numrit të telefonit, por sugjerohet të përdoret Facebook pasi është më praktik dhe garanton një sërë informacionesh shtesë të cilat mund të ndihmojnë funksionimit të Tinder.
Problemet e Facebook kanë ndikuar edhe në funksionimin e aplikacionit Tinder, ku individët lidheshin me anë të profilit në Facebook. Si të mos mjaftonte skandali me 87 milion përdorues që mendohet se u janë vjedhur të dhënat, tani Facebook do ti duhet të përballet edhe me problemet e platformës më të madhe të njohjeve online.
Me sa duket, çdo përditësim që u është bërë privatësisë në mënyrë që të evitohet një Cambridge Analytica 2, ka çuar në ndryshimin e performancës së Tinder.
Përdoruesit e Tinder janë ankuar për probleme në funksionet e logimit pasi në rast se përdorej llogaria e Facebook për tu loguar aplikacioni të drejtonte në një listë të gjatë kërkesash për aprovime të cilat, edhe pasi i jepje aprovimin, të kthenin sërish nga fillimi.
Ky aplikacion mund të përdoret edhe duke u loguar me anë të numrit të telefonit, por sugjerohet të përdoret Facebook pasi është më praktik dhe garanton një sërë informacionesh shtesë të cilat mund të ndihmojnë funksionimit të Tinder.
Ndryshimet e Facebook parashikojnë kontrolle të mëtejshme për të gjithë aplikacionet që marrin të dhëna në lidhje me check in, like, foto, postime, video, evente dhe grupe. Megjithatë, ende nuk është e qartë se cili nga këto funksione ka shkaktuar problemet me Tinder, por nga zyrat qendrore të Facebook bëhet me dije se janë duke punuar për të zgjidhur këtë shqetësim.