22:36 / E Martë, 03 Gusht 2021 / C E

Problemet e shëndetit mendor nuk e ndalin gjimnasten amerikane, Simone Biles fiton medalje bronzi në Lojërat Olimpike

Simone Biles ka kaluar një verë të vështirë, por në fund ia ka dalë të marrë një medalje në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’.

Gjimnastja amerikane prej të cilës pritej shumë doli se kishte probleme të shëndetit mendor dhe u tërhoq nga gara.

Disa ditë më vonë ajo ktheu mendje dhe vendosi të rikthehet. Gjithsesi Biles arriti të fitojë medalje bronzi duke shembur të gjitha barrierat mendore dhe psikologjike të saj.