22:50 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / OSH

Problemet kryesore të shtatzënisë

Cilat lloje të ushqimit duhen shmangur.

Duhet të ushqeheni së paku me tre racione të mirë ekuilibruara të çdo ditë.

Duhet të konsumoni ushqimet të cilat janë të pastra dhe të ziera mirë.

Shmangni ushqimet të cilat nuk janë të pjekura mirë si: sushi, mishi i kuq, mishi i derrit dhe ai i pulës, përfshirë këtu edhe hot-dogun, qumështin apo djathi i papasterizuar, vezët pamjaftueshëm të ziera, pemët dhe perimet të cilat nuk janë të pastruara në mënyrën e duhur.Reklamë

Ushqimet apo pijet që përmbajnë aspartam apo NutraSweet janë të përshtatshme të konsumohen në sasi mesatare (një apo dy herë në ditë), nëse nuk vuani nga sëmundja e fenilketonuris.

Tek disa gra zhvillohet një gjendje që quhet “pica”, e cila nënkupton nxitjen e pazakonshme për të ngrënë shkumës, argjilë, pluhur talk apo lapsa me ngjyrë. Këto nxitje duhet të diskutohen me mjekun tuaj dhe të shmangeni nga këto substanca.

Nëse keni diabet apo jeni diagnostikuar me diabetin e shtatzënisë, duhet ta ndiqni dietën e Asociacionit Amerikan të Diabetit, si dhe të shmangni pemët, lëngjet dhe ushqimet me përmbajtje të lartë të karbohidrateve, siç janë sheqernat, ëmbëlsirat, biskotat dhe lëngjet e gazuara.

A duhet të konsumoj kafe gjatë shtatzënisë?

Kafeina është stimuluese (nxitëse), kështu e ngrit shtypjen tuaj të gjakut dhe i përshpejton të rrahurat e zemrës, gjendje që nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë.

Po ashtu kafeina kalon nëpërmjet placentës tek fetusi dhe mund te ndikojë në gjumin e juaj dhe të fetusit gjithashtu.

Nuk ka të dhëna të prera nga hulumtimet që të krijojnë lidhje ndërmjet konsumimit mesatar të kafeinës, me abortin apo defektet e lindjes, mirëpo rekomandimi aktual është 100 deri në 200 miligramë në ditë konsum.

A mund të konsumoj alkool?

Nuk duhet të konsumoni alkool gjatë shtatzënisë, sidomos gjatë tre muajve të parë. Sindroma fetale e alkoolit është një gjendje serioze.

Nuk dihet se çfarë sasie e alkoolit e shkakton atë, mund të shkaktohet nga një gotë verë në ditë apo një gotë në javë, megjithatë, kur fillojnë dhimbjet e lindjes afër përfundimit të shtatzënisë, mjeku mund të sugjerojë të pini pak verë dhe të bëni dush të nxehtë, e cila njihet si hidroterapi.

Këto masa mund të ndihmojnë në qetësimin e ankesave tuaja.

Çfarë mund të konsumoj për parandalimin e dhimbjeve gjatë shtatzënisë ?

Acetaminofeni është përgjithësisht i sigurt që të përdoret gjatë shtatzënisë, edhe pse duhet paraprakisht të konsultoheni me mjekun tuaj. Mund të merrni dy tableta 500 miligramëshe, çdo 4 orë.

Doza maksimale ditore nuk duhet të kaloj 4000 miligramë. Acetaminofenin mund ta përdorni për trajtimin e kokëdhimbjeve, dhimbjeve të trupit apo dhimbjeve të tjera gjatë shtatzënisë.

Aspirina dhe ibuprofeni nuk duhet të konsumohen gjatë shtatzënisë veçse në rastet kur rekomandohen nga mjeku. Egzistojnë gjendje mjekësore apo obstetrike gjatë shtatzënisë të cilat duhen trajtuar me aspirinë apo barna të tjera antiinflamatore josteroide, por në të tilla raste rekomandohet të bëhet konsultimi me mjekun.

A rekomandohet përdorimi i suplemente të progesteronit?

Tajimi i progesteronit në vezore është kritik rreth javës së 9 – të apo të 10 – të të shtatzënisë.

Progesteroni e përgadit endometriumin, shtresën e brendshme të mitrës, për implantimin e para-embrionit. Më tutje, placenta do të tajojë progesteron të mjaftueshëm për mirëmbajtjen e shtatzënisë.

Matja e nivelit të progesteronit mund të jetë e vështirë, por niveli nën 7 ng/ml shoqërohet me dështim.

Ky nivel rrallëherë matet tek gratë të cilat nuk kanë kaluar së paku tre dështime.

Nëse keni histori të dështimeve dhe nivel të ulët të progesteronit, mund të vij deri tek përdorimi i progesteronit shtesë, në formë të suposteve vaginale, injeksioneve intramuskulare apo tabletave.

A janë të sigurta banjat e nxehta?

Rekomandohet që gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë vaskat e nxehta dhe saunat duhet të shmangen.

Ngrohtësia e tepërt mund t’i hapë rrugë defekteve të tubit neural të fetusit tuaj.

Dushi i nxehtë dhe larja në vaskë janë të sigurta dhe shpesh të përshtatshme për dhimbjet e trupit.