Problemet me gjëndrën tiroide në shtatzëni, diagnostikimi dhe trajtimi!
Gjëndra tiroide gjendet në pjesën e përparme të qafës.
Është një gjëndër e vogël, ka dy krahë dhe e ka formën e fluturës. Gjëndra tiroide është në formë të fluturës dhe ka një peshë prej rreth 10 deri në 20 gram.
Hormonet e tiroides e ndikojnë të gjitha qelizat e organizmit tonë.
Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë edhe në mbarëvajtjen e shtatzënësisë.
Mbiprodhimi apo nënprodhimi i hormoneve të tiroides në shtatzëni bëhet përmes një analize të gjakut e cila tregon nivelin e prodhimit të këtyre hormoneve.
Hipotireoza shfaqet atëherë kur ulet prodhimi i hormoneve të njohura si T3 dhe T4 e që më shpeshti vjen si pasojë e një sëmundje autoimune apo Tiroiditi Hashimoto.
Shtatzënat me hipotiroidizëm të patrajtuara janë në rrezik të shtuar për të përjetuar abort. Ato kanë lodhje, shtim peshe, kapsllëk, problemet me përqendrim, nuk e tolerojnë të ftohtit si dhe probleme tjera.
Shtatzënat me mbiprodhim të hormoneve të gjëndrës tiroide të patrajtuara kanë zhvillim më të vogël të frytit, kanë çrregullim të rrahjeve të zemrës, nervozë, vjellje dhe simptoma tjera.
Është me rëndësi që mjeku endokrinolog dhe gjinekolog të trajtojnë bashkërisht këtë çrregullim gjatë shtatzënësisë në mënyrë që shtatzënia të kalojë pa probleme si dhe të zhvillohet me sukses.
Në spitalin “Fati Im”, ju mirëpresin mjekët e dëshmuar gjinekolog dhe endokrinolog.
SPITALI “FATI IM “, ATY KU MREKULLIA FILLON! 045322250 048322250 038600505