09:46 / E Premte, 07 Dhjetor 2018

Problemet me rrymë, Haradinaj shikon nga afër komplekset prodhuese të KEK-ut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kjo vizitë e Haradinajt në KEK vjen në kohën kur Kosova ka pasur probleme të theksuara në sektorin e energjisë, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka ndarë momente në rrjete sociale nga vizita që po i bën KEK-ut, ku po takohet me punëtorët e kësaj korporate.

Kujtojmë sekryeministri ka kritikuar shumë kohëve të fundit reduktimet e shpeshta tëenergjisë elektrike, duke thënë se ato nuk do të lejohen, e aq më pak gjatëdimrit. /Indeksonline/