12:13 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / mp

Procedurat përmbarimore/Komuna e Ferizajt, e dëmtoi buxhetin me mbi gjysmë milionë euro

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka gjetur shumë parregullsi financiare në Komunën e Ferizajt e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu.

Si pasoj e vonesës në pagesën e detyrimeve financiare komuna ishte detyruar të paguante shpenzime shtesë prej në vlerën prej 596,032 euro në emër të procedurës kontestimore/përmbarimore apo interesit për pagesë të vonuar.

Po ashtu në dhjetë raste komuna kishte bërë ndryshime të kontratave duke tejkaluar limitin e lejuar ligjor prej 10%. Gjetje tjera janë konstatuar se  si komuna kishte filluar procedurat të prokurimit pa një projekt detal të ndërtimit, gjatë vitit 2022 nuk kishte arritur që ti regjistroj edhe 18 të punësuar në listën e pagave të cilët kishin kontrata të rregullta të punës.

Në projektin ndërtimi i rrugës Varosh-Gërlicë përgjatë hekurudhës dhe ndërtimi i mbikalimeve për këmbësorë kishte vendosur kritere diskriminuese dhe po ashtu ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik i cili nuk i kishte plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara me dosjen e tenderit.

ZKA-ja ka identifikuar po ashtu parregullsi në pranimin e punëve apo furnizimeve të pa përfunduara për të cilat janë bërë pagesat te kontrata , asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës në fshatin Rakaj, projekt dy vjeçar me vlerë të kontratës 279,818 euro , ZKA-ja ka vërejtur se Komuna kishte ekzekutuar pagesën prej 54,120 mijë euro për punë që sipas situacionit ishin të përfunduara në situacion. Mirëpo, punimet nuk ishin realizuar siç ishin përshkruar në situacion. Pozicionet e përshkuara në situacion për pagesën 6,224 euro nuk ishin kryer.

Përkrahja dhe ndërtimi i infrastrukturës në zonën turistike, me vlerë të kontratës 15, 600 euro, ky projekt ishte paguar në tërësi, por që punimet nuk ishin realizuar siç ishin përshkruar në situacionin në bazë të të cilit është faturuar edhe paguar. Nga ekzaminimi , kemi vërejtur se pozicionet e përshkruara në situacion për pagesën në vlerë 4, 751 euro nuk ishin realizuar.

Furnizimi dhe montimi i pajisjeve të ngrohjes qendrore në tri shkolla të Komunë së Ferizajt, është realizuar pagesa prej 46,248 euro. Mirëpo punimet nuk ishin realizuar siç ishin përshkruar në situacion, disa pozicione të paraqitura në situacion në vlerë11, 958 euro nuk ishin realizuar.

Komuna ka filluar procedura të prokurimit dhe kishte lidhur kontratë për asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Suriqinë, rrugëve dhe trotuarit në Prelez të Jerlive dhe rrugëve në fshatin Muhovc , me vlerë prej 306,610 euro pa hartuar paraprakisht projektin ekzekutiv të ndërtimit.

Më poshtë janë të paraqitura ndryshimet e identifikuara nga ZKA-ja e sasive nëpër pozicionet të kontratat si në vijim:

“Ndërtimi i trotuareve në rrugën kryesore të fshatit dhe rrugicave të mbetura në Komogllavë në vlerë 759,636C, ishin bëre ndryshime të sasive nëpër pozicione në vlerë prej 232,830 euro  apo 30% të vlerës së kontratës.

Asfaltimi i rrugëve në fshatin Rakaj në vlerë 279,818 euro, ishin bërë ndryshim të sasive nëpër pozicione në vlerë prej 30,415 euro apo 11% të vlerës së kontratës.

“Ndërtimin e mureve mbrojtëse në Grema Gaçk e Mirosal në vlerë 126,641 euro, ishin bërë ndryshim të sasive nëpër pozicione në vlerë prej 33,210 euro apo 26% të vlerës së kontratës.

“Përkrahje dhe ndërtimi i infrastrukturës në zonën turistike” ne vlerë prej 15,600 euro, komuna kishte bërë ndryshime duke zvogëluar sasinë e disa pozicioneve dhe duke i shtuar dy pozicione të reja në kontratë në vlerë prej 12,060 euro apo 77%.

“Asfaltimin e rrugëve dhe trotuareve ne fshatin Gaçkë” në vlerë  275,344 euro, ishin bere ndryshim të sasive nëpër pozicione në vlerë prej 100,957 euro apo 36% të vlerës së kontratës.

“Asfaltimi i rrugëve në fshatin Balaj” në vlerë 348,986 euro, ishin bërë ndryshime të sasive nëpër pozicione në vlerë prej 57,283 euro apo 16% të vlerës së kontratës.

“Asfaltimi i rrugës që lidh lagjen Omuraj me lagjen Spahiaj” në vlerë 549,881 euro, ishin bërë ndryshim të  sasive nëpër pozicione në vlerë prej 65,5680 euro apo 12% të vlerës së kontratës.

Aprovimet për gjitha ndryshimet e sipërpërmendura ishin marr nga ZKA, ndryshimet nuk kanë kaluar vlerën totale të kontratës, por kishin tejkaluar limitin e lejuar ligjor të ndryshimeve prej 10%./IndekOnline/

https://zka-rks.org/wp-content/uploads/2023/05/RaportiAuditimit_K_FE_2022_Shqip.pdf