07:58 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

Procesi i ndarjes së 1 mijë 500 specializimeve, Hoti takon sot Zemajn

I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitoj sot ministrinë e Shëndetësisë, ku do të pritet nga ministri Armend Zemaj.

Vizita e Hotit në ministrinë e Shëndetësisë ka të bëjë me përmbylljen e procesit të ndarjes së rreth 1 mijë 500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësorë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj, do t’u drejtohen edhe mediave për të dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi.

Vizita e Hotit në ministrinë e Shëndetësisë do të bëhet në ora 09:30.