17:43 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Prodhimi i makinës diellore elektrike nis vitin e ardhshëm

Start-up i Munihut “Sono Motors” njoftoi se vitin e ardhshëm në Suedi do të fillojë prodhimin masiv të makinës së parë diellore elektrike.

“Sono Motors” dhe “National Vehicle Electric Sweden” (NEVS) kanë nënshkruar një marrëveshje për prodhimin e një modeli vetëlëvizës në fabrikën e ish-Sab në Trolhetan, Suedi.

Në vitin 2012, NEVS bleu Sab dhe aktualisht po përdor lokacionin për prodhimin e komponentëve për automjete të tjera.

Sono tha se donin të prodhonin 260,000 automjete në Trolhetan për tetë vjet.

Modeli “Sion” është i mbuluar me panele diellore që mund të ofrojnë energji të mjaftueshme elektrike për ngasje deri në 34 kilometra çdo ditë, me një gamë maksimale prej 255 km të baterisë së plotë, transmeton KosovaPress.

Ata thonë se tashmë kanë marrë 9.800 porosi dhe se automjeti do të shitet me  çmim 25.500 euro.