15:56 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Prodhuesi i armëve Kallashnikov prodhon makinën “Batman”

Jemi mësuar të marrim armë luftarake prej tij, por që prej ditës së sotme, prodhuesi i njohur i Kallashnikovit në Rusi do të prodhojë edhe makina elektrike.

Makina e pagëzuar me emrin “OVUM” ngjan me personazhin e filmave, Batman dhe për këtë fakt, admirues të shumtë e kanë konsideruar si Batmobile, për shkak edhe të ngjyrës dhe modelit të pakuptimtë. 

Automjeti ka një motor elektrik prej 68 kuajsh fuqi dhe mund të arrijë një shpejtësi deri në 80 km/ orë.  Bateria e saj e përmirësuar e lejon atë të përshkruajë një distancë prej 150 kilometrash. Kallashnikov e sheh OVUM si një makinë për një mjedis urban, i cili shpjegon madhësinë e tij kompakte. Elektromobusi peshon vetëm 650 kg, është 3.4 metra i gjatë dhe 1.5 metra i gjerë. 

Siguria është gjithashtu një karakteristikë e rëndësishme, me prodhuesin që nënvizon rrezikun e ulët të zjarrit dhe shpërthimit të automjetit elektronik në rast të një aksidenti. Sa i përket dizajnit, është vërtet e lehtë të imagjinohet Batman pas timonit pasi OVUM ka shumë të përbashkët me mjetet e transportit të përdorura nga përsëritjet më të fundit të superheroit në filmin “Batman v Superman” dhe videogame “Arkham Knight”.