11:06 / E Martë, 19 Janar 2021 / B O

Prodhuesit e automobilave Fiat Chrysler dhe PSA kompletojnë bashkimin

Fiat Chrysler (FCA) dhe grupi francez PSA kanë përfunduar bashkimin e tyre për të krijuar “Stellantis”-in, thuhet në një njoftim të përbashkët të lëshuar sot nga kompanitë.

Prodhuesi italiano-amerikan i automobilave FCA dhe grupi francez PSA, që zotëron markat “Peugeot”, “Citroën” dhe “Opel”, njoftuan për herë të parë synimin e tyre në tetor të vitit 2019.

“Aksionet e ‘Stellantis’-it do të fillojnë tregtimin në “Euronext” në Paris dhe ‘Mercato Telematico Azionario’ në Milano të hënën, 18 janar 2021 dhe në bursën e New York-ut të martën, 19 janar 2021, nën simbolin STLA”, thuhet në njoftim.

FCA-ja më herët propozoi një bashkim të ngjashëm me “Renault”-in, por ideja u refuzua nga prodhuesi francez i automobilave. /IndeksOnline/