12:43 / E Enjte, 24 Maj 2018 / k.v

Produktet e flokëve të cilat duhet ti shmangni gjatë verës

Vera vjen me shumë probleme për flokët dhe lëkurën andaj kujdes ndaj këtyre dyjave duhet që të shtohet gjatë ditëve të ngrohta të verës.

Për të bërë një gjë të tillë, ju duhet ti shmangi disa produkte nga përdorimi.

Ndër to është spray për flokë. Për shkak të përmbajtjes që ka, ai i thanë edhe më shumë flokët tuaj të cilat gjatë verës vetvetiu thahen për shkak të temperaturave të larta.

Shamponi i thatë. Gjithnjë e më shumë po bëhet popullor dhe i përdorshëm mirëpo gjatë ditëve të ngrohta të verës, duhet që të shmanget.

Xheli i flokëve. Ai bllokon lagështinë e flokëve, gjë që është shumë e nevojshme gjatë ditëve të verës. Prandaj, hiqeni nga lista e produkteve tuaja të përdorimit gjatë verës.

Shkëlqimi(xhixhat) e flokëve: Mund të ju duket si një ide e mirë për ta bërë në rast se shkoni në ndonjë festë mirëpo nuk preferohet për ditë te nxehta të verës./Indeksonline/