19:05 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Produktet me afat të skaduar gjithnjë prezentë në marketet e Kosovës

Të shumta janë rastet kur qytetarët e Kosovës hasin në produkte të cilave u ka skaduar afati i përdorimit.

Kësisoj një qytetarë së fundi hasi në një produkt të mishit të përpunuar që ka afat të skaduar.

Blerja e produkteve është bërë në një prej pikave të ETC-së dhe klienti është shprehur mjaft i indinjuar me këtë ndodhi, ku afati ishte 11.04.18 transmeton Indeksonline.

Sigurisht se ky rast nuk është i pari në vend ku produktet me afat të skaduar mund t’i hasni ende në raftet e marketeve./Indeksonline/