16:27 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Produktet që zhdukin njollat kafe të fytyrës

Si mund t’i trajtoni njollat kafe në lëkurën tuaj në shtëpi?

Para se të filloni trajtimin në shtëpi, pastroni lëkurën me pak kripë të butë ose bëni skrab me sheqer të përzier me çdo lloj vaji. Aplikoni pastruesin në zonën e dëshiruar duke përdorur lëvizje të lehta (sigurohuni që të shmangni zonën përreth syve) dhe lajeni me ujë të ngrohtë. Pas pastrimit, lëkura është e gatshme për fazën e dytë:

1. Limoni

Lëngu i limonit është përbërësi më i mirë për ndriçimin, pastrimin dhe dezinfektimin e lëkurës suaj – thjesht sigurohuni që nuk jeni alergjik ose i ndjeshëm ndaj agrumeve. Thjesht përzieni lëngun e limonit me salcë kosi ose mjaltë dhe vendoseni direkt në lëkurë. Pas 10 minutash, lani fytyrën me ujë. Një mënyrë tjetër e shkëlqyeshme për të përdorur lëng limoni për lëkurën tuaj është ta përzieni atë me ujë dhe ta lani fytyrën me të deri në tre herë në ditë.

2. Soda e bukës

Soda është një përbërës tjetër i shkëlqyeshëm për tu përzier me lëngun e limonit si një larës për lëkurën tuaj. Një mundësi është që të përzieni sodën me lëngun e limonit dhe ta vendosni direkt në lëkurën tuaj çdo dy ditë. Nëse keni lëkurë të thatë ose të ndjeshme, atëherë është e mjaftueshme ta përdorni atë vetëm një ose dy herë në ditë. Ose mund ta përzieni sodën me disa pika uji dhe ta vendosni direkt në pikat e problemit përpara se ta lani me ujë.

3. Aloe Vera

Kjo bimë unike nuk është vetëm një hidratues i shkëlqyeshëm i lëkurës, por ndihmon gjithashtu me rigjenerimin dhe me djegiet dhe njollat kafe. Thjesht shtrydhni lëngun nga gjethet e aloe vera dhe vendoseni në çdo njollë dy herë në ditë.

4. Qepë

Qepët përmbajnë squfur dhe vitaminë C të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, njollat kafe, rrudhat dhe luftojnë puçrrat dhe papërsosmëritë e tjera të lëkurës. Thjesht vendosni lëngun nga një qepë e kuqe në zonat e dëshiruara të fytyrës dhe lajeni me ujë të freskët pas 10 minutash.

5. Hudhra

Besojeni apo jo, hudhra përmban një sasi të madhe të vajrave thelbësorë që mund të jenë shumë efektiv kur bëhet fjalë për zbutjen e lëkurës tuaj. Për ta përdorur, prisni një thelpi hudhër në gjysmë dhe fërkojeni në fytyrën tuaj disa herë në ditë.