09:30 / E Martë, 24 Janar 2023 / B O

Prof. Dr. Nuridin Ahmeti sjellë librin e ri “Bibliografia e Revistës Sharri 1992 -2022”

Studiuesi Prof. Dr. Nuridin Ahmeti këto ditë ka sjellë librin e ri “Bibliografia e Revistës Sharri 1992 -2022”, të botuar nga shtëpia e librit “Artini”.

Është një bibliografi e plotë, me informacione të bollshme, e faktografi të revistës kulturore, artistike e shkencore “Sharri” 1992 -2022, e  cila vazhdimisht është publikuar në Kosovë.

Libri do t’u shërbej lexuesve, kërkuesve shkencor, të interesuarve për t’i shfrytëzuar materialet autentike, e punimet që janë publikuar në të gjithë numrat e kësaj reviste në 30-vitshin e fundit.

Prof. Dr. Nuridin Ahmeti aktualisht është hulumtues shkencor në “Institutin Albanologjik të Prishtinës”.

Ndërsa përgatitjen e kësaj bibliografie e ka nisur prej vitesh, për të cilën ka marrë vlerësime të larta nga qarqet shkencore. Si një dëshmi e fuqishme e ekzistencës tridhjetëvjeçare të kësaj reviste, që në Opojë, Dragash, e Kosovë ka qenë tribunë e publikimeve kulturore, artistike e shkencore, si dhe në një mjet informimi publik për ngjarjet, personalitetet, botimet, etj.

Libri mund të blihet në librarinë “Artini” (pranë “Institutit Albanologjik” në Prishtinë).