14:53 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Profesor por pa kulturë, parkon veturën në hapësirën gjelbëruese!

Derisa të tjerët detyrohen të kërkojnë parkingje, por edhe të paguajnë, punënjoësit e Universitetitë Prishtinës kanë të drejtë të “rehatojnë” makinat fare pranë punës së tyre.

Çdo universitet ka parkingun para, gjë që u mundëson atyre t’i lënë veturat, por duket që s’po kryen punë as kjo hapësirë, përcjellë Indeksonline.

Në këto imazhe mund të shihni se si në parkingun e kampusit të UP-së në Fakultetin Ekonomik, kjo veturë ka zënë vend hapësirën e gjelbëruar.

Kjo jo vetëm që jep shembull të keq për njerëzit që punojnë në institucionet e dijes, por edhe ndot e prish ambientin dhe natyrën./Indeksonline/