75 Mall Live Search
22:23 / E Martë, 12 Maj 2026 / MSH1

Profesoresha Bekteshi-Ferati aderon në LVV

Albin Kurti ka njoftuar aderimin e profesoreshës Marigona Bekteshi-Ferati, në Lëvizjen Vetëvendosje.

Bekteshi-Ferati do të garojë bashkë me listën e LVV-së, në zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan IndeksOnline.

“Një nga figurat e spikatura të gjeneratës së re në fushën akademike dhe artistike, Marigona sjell në Lëvizjen tonë një profil të ndërtuar mbi dijen dhe përfaqësimin ndërkombëtar. Si shqiptarja e parë dhe e vetme në Kosovë dhe rajon me PhD dhe Post-PhD në fushën e teatrit, ajo ka përfaqësuar Kosovën në shumë festivale dhe institucione ndërkombëtare” shkroi Kurti në njoftimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë i Kurtit:

Prof. Dr. Ass. Marigona Bekteshi Ferati i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit.

Një nga figurat e spikatura të gjeneratës së re në fushën akademike dhe artistike, Marigona sjell në Lëvizjen tonë një profil të ndërtuar mbi dijen dhe përfaqësimin ndërkombëtar. Si shqiptarja e parë dhe e vetme në Kosovë dhe rajon me PhD dhe Post-PhD në fushën e teatrit, ajo ka përfaqësuar Kosovën në shumë festivale dhe institucione ndërkombëtare.

Fituese e bursës prestigjioze Fulbright 2025/2026, profesore universitare dhe themeluese e festivalit “Mittrix Fest”, Marigona përfaqëson një zë profesional, dinjitoz dhe vizionar që i shtohet ekipit tonë fitues.

Mirë se vjen, Marigona!