11:07 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Profesori i Oksfordit: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, zgjidhje më e preferuar nga qytetarët

Në mes tre skenarëve që RIDEA ka bërë hulumtime, konkretisht ndërmjet Status QUO-s, Asociacionit me kompetenca ekzekutive për komunat serbe dhe korrigjimit të kufirit, ky i fundit ka rezultuar se e gëzon përkrahjen më të madhe qytetare.

Këtë anketë e ka prezantuar sot profesori Anthony Heath nga Universiteti i Oksfordit, në konferencën e organizuar nga RIDEA.

Ai ka thënë se shqiptarët dhe serbët në Kosovë kanë pikëpamje diametralisht të kundërta për shumë gjëra, por pajtohen se status-quo-ja nuk bën të vazhdojë.

Ndërsa, duke prezantuar rezultatin e anketës ‘Finalja e Madhe”, profesori i Oksfordit tregoi se shqiptarët në Kosovë vazhdojnë t’i besojnë më shumë SHBA-së se BE-së./Indeksonline/