14:16 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Profesori nga Vushtrria që ngacmoi seksualisht nxnësen, një muaj në paraburgim

Profesorit  51-vjeçar, Hysen Ademi, i edukatës fizike në gjimnazin “Eqrem Çabej” i është caktuar masa prej një muaji paraburgim pasi dyshohet se ngacmoi nxënësen e tij 16-vjeçare.

Sipas deklaratës së nxënëses, mësimdhënësi e kishte prekur atë në pjesët intime të trupit.

Lajmin se profesori është në vuajtje të dënimit e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“I është caktuar një muaj paraburgim, është në vuajtje”, ka thënë  Preteni.

51- vjeçari ishte arrestuar të hënën nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht nxënësen e moshës 16-vjeçare.

Ngacmimet seksuale kohët e fundit janë bërë dukuri e shpeshtuar në Kosovë. Vlen të përmendim rastin e së miturës në Drenas, rasti i të cilës ende është në gjykim./Indeksonline/