19:48 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Profesori universitar distancohet nga greva: Studentët janë të mirëseardhur në ligjërata!

Të gjitha universitetet, shkollat, e çerdhet në Kosovë të premten janë në grevë dy orëshe.

Kjo vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka pezulluar ligjin për pagat.

“Duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të premten (13.12.2019) mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, jo të gjithë do ti bashkëngjiten grevës, Ismet Sijarina, profesor në Fakultetin e Arteve ka thënë se nuk do të merr pjesë të premten në grevë, pasi sipas tij ai nuk pranon ftesa të cilat nuk i përfillën kontratës dhe obligimeve që ajo prodhon.

Ja njoftimi i tij:

Si punëtor i arsimit, distancohem nga vendimi për greve i leshuar nga SBASHK-u. Në këtë mënyrë, nuk do të përfill asnjë vendim të tyre dhe te kujtdo qoftë tjetër, që më fton për të mos iu përgjigjur kontratës sime të punës dhe obligimeve qè ajo i prodhon.

Rrjedhimisht, janë të mirëseardhur në ligjerata të mia të gjithë studentët të cilët nuk do t’i gjejnè profesorët në kabinetet dhe klasat e tyre të mësimit.

Shpresoj dhe besoj se asnjë nga kolegët e mi në Universitetin e Prishtines, nuk do t’i pergjigjet kësaj thirrjeje, të disa personave, të cilët tashmë nuk perfaqèsojnè as familjet e veta e lere më personelin arsimor dhe universitar.

Thuaj JO grevës!

#thuajjogrevesnearsim