Programimi me AI, kurs falas në Prishtinë
Imami Labinot Maliqi ka njoftuar kursin e programimit me AI, për fëmijët e moshës nga 10 deri 15 vjeç.
Sipas njoftimit të Maliqit, xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë do të hap regjistrimet për gjeneratën e IV-të të shkollës verore të programimit.
“Përmes një programi praktik dhe bashkëkohor, pjesëmarrësit do të mësojnë bazat e programimit, inteligjencës artificiale (AI) dhe krijimit të projekteve digjitale, të udhëhequr nga instruktorë me përvojë në një ambient motivues dhe bashkëpunues” njofton Maliqi.
Kursi do të fillojë më 2 qershor, teksa orari është nga 08:30 deri në orën 10:00.
Afati për aplikim është deri më 30 maj.
“Numri i vendeve është i kufizuar.
Regjistrohu në linkun më poshtë;
https://forms.gle/EUTXTKbkavwX5pWt6” thuhet në njoftim.

