10:21 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Projekti i rrugës A, kur fillon dhe sa pritet të zgjasë, flet drejtori Xhaferi

Drejtori i Investimeve Kapitale të Prishtinës, Krenar Xhaferi, në një intervistë të dhënë në Paper Radio, ka folur rreth projektit të rrugës A.

Ai ka treguar se tenderimin e kanë në procedurë te prokurorimit dhe se kanë afat edhe 2-3 muaj për zgjidhjen e problemeve deri tek kontaktori.

Më tutje ka treguar se projektin e rrugës A e kanë filluar me javën e parë të punës, ku për këtë projekt  kanë planifikuar 1.5 kilometra të rrugës.

‘’Domethënë javën e parë që kemi shku në zyre ne e kemi nis projektin e rrugës A. Për projektimin e kësaj rruge e kemi bo 1.5 kilometra të rrugës A, të njëjtën e kemi përcjell për tenderim e në vazhdim e kemi përmbylljen e komplet projektit të rrugës. Rruga A është diku  6km, 1.5 e kemi në tenderim të sivjetit, vitin tjetër do ta tenderojmë edhe një km.

Kështu qe procesi i rrugës  vetëm do të merr formë. Pjesa e tenderime është pjesa kryesore, që zgjidh pjesën e komunikacionit në Prishtinën e re. Do të jetë diku rreth 200\300 metra pjesa e Kalabrisë dhe do të jetë pjesa mbi Veternik deri tek rruga B’’, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se rruga Ekibe Kelmendi do të asfaltohet javën tjetër, kurse nga viti tjetër do të vazhdojnë deri tek rruga e Gjilanit, ku kjo do të bënte një zhvillim më të mirë të komunikacionit. /IndeksOnline/