14:41 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Prokuria Speciale: Ekzistojnë grupe kriminale të organizuara dhe të udhëhequra nga Milan Radojiçiq

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha në një konferencë për media të përbashkët me Policinë e Kosovës ka folur rreth aksionit të sotëm të Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës për të arrestuar të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Hoxha ka thëne se prokuroria me datë 14 ka marrë vendim për zgjerimin e hetimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj dy personave.

“Gjatë këtij aksioni një person zyrtar policor është arrestuar, një e kemi intervistuar për dyshimet dhe i është parashtru caktimi i paraburgimit nga Gjykata Themelore.

Një person tjetër që s’ka qenë me urdhër të gjykatës, i është gjetur një revole dhe është arrestuar për armëmbajtje pa leje, ku më pas është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Hoxha, përcjellë Indeksonline.

Hoxha tutje ka thënë se Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa ka potencuar që në pjesën veriore të vendit ka grupe kriminale që janë të udhëhequra nga Milan Radojiçiqit.

“Prokuroria Speciale po zhvillon hetimet për vrasjen e Ivanoviqit, po ashtu në pjesën veriore ekzistojnë grupe kriminale të organizuara dhe të udhëhequra nga Milan Radojiçiq, ndaj të cilit është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar, e që jemi në pritje të zbatimit të urdhëresës.

Grupi i Radojiçiq është mjaftë i organizuar dhe ka ndikim edhe në Policinë e Kosovës në Veri dhe në strukturat e tjera të kësaj pjese.

 Andaj ndaj këtyre dy personave që është zhvilluar aksion për kapjen e tyre, kemi prova që kanë vepru me urdhëra të Radojiçiq.

Këta persona dhe personit me paraburgim, dyshohet që nuk i kanë kryer veprimet e duhura dhe i kanë fsheh disa prova në raste të ndryshme të vrasjes, por edhe të tjera të pazbuluara.

Personi zyrtar i arrestuar sot është hetues dhe dyshojmë se në bazë të të dhënave ka punuar në mënyrë selektive dhe me direktiva të dikujt, por edhe raste që nuk janë zbuku dhe s’janë marrë veprime të duhura, prandaj jemi duke i zgjeruar hetimet”.

Sipas Hoxhës hetuesi i arrestuar gjithashtu dyshohet se është pjesë e grupit criminal të Milan Radojiçiq.

“Gjatë bastisjes sot policia kanë hasur edhe në armë të ftohta, revole dhe të gjitha këto do të jenë pjesë e shkresave të lënës. Po ashtu policia në një autolarje që kanë bastis kanë gjetur një pistoletë me të cilën zyrtari policor në very e kishte lënë dhe është larguar. Policia është në ndjekje ndaj këtij polici, ndërsa janë konfiskuar edhe pistoleta të dizajnuara, të cilat do të shkojnë në ekspertizë”./Indeksonline/