10:39 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prokurorët gjermanë s’i ndahen Volkswagenit, paditen edhe 8 menaxherë

Prokurorët në Gjermani kanë akuzuar tetë punonjës të tjerë të Volkswagenit, lidhur me skandalin e emetimeve të naftës.

Prokurorët gjermanë zbuluan se menaxherët dhe inxhinierët u njoftuan për akuzat se ata kishin kryer mashtrime dhe krime të tjera midis 2006-s dhe 2015-s. Ndërsa tetë punonjësit e tjerë nuk janë zbuluar me emra, ata mendohet të jenë menaxherë të rangut të lartë.

Akuzat lidhen me Volkswagenin, që manipulon motorët me naftë për të përmbushur standardet e shkarkimeve në të gjithë globin. Më konkretisht, tetë punonjësit e fundit të Grupit VW-së të akuzuar, të moshës midis 50 dhe 70 vjeç, pretendohet të jenë përgjegjës për përvetësim dhe evazion fiskal, ose për ndihmën dhe mbështetjen e këtyre krimeve, raporton Auto News-i.

Ata gjithashtu akuzohen për inkurajim, mbështetje ose të paktën mosparandalimin e instalimit të softuerit të paligjshëm në sistemin e menaxhimit të motorit të automjeteve me naftë të VW-së, pavarësisht se e dinin që programi ishte i paligjshëm, shkruan IndeksOnline.

Një numër i drejtuesve të rangut të lartë nga Grupi Volkswagen së shpejti do të dalin në gjyq. Më e rëndësishmja, ish-shefi ekzekutiv i VW-së Martin Winterkorn, do të dalë në gjyq me katër ish-kolegë të tjerë të cilët akuzohen për mashtrim, evazion fiskal dhe reklamim mashtrues. Ish-shefi ekzekutiv i Audi Rupert Stadler-it do të përballet gjithashtu me gjyq javën e ardhshme.