23:48 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prokurori i rastit të Xhabir Zharkut kërcënohet me vdekje, Policia ia bastis shtëpinë ish-kryetarit të Kaçanikut

Prokurori Rasim Maloku i cili po merret me çështjen e Xhabir Zhakrut dy herë është kërcënuar me vdekje.

Policia pas është njoftuar për këto kërcënime sot në orët e hershme të mëngjesit ka bastisur pronat e familjarëve të Xhabir Zharkut.

Aty kanë gjetur disa armë dhe pajisje elektronike. Indeksonline gjatë ditës ka informuar sot për bastisjen që është bërë në shtëpinë e Zharkut.

Armët që janë gjetur aty besohet të jenë të M.Zh, djalit të Xhabir Zharkut.

Por, familja mohon se ato janë përdorur për kërcënimin e prokurorit të rastit të ish-kryetarit të Kaçanikut.