12:05 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Prokurori i Shtetit ngritë 60 aktakuza kundër 66 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetenjë (21) persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërkaq, në Departamentin e  Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.  Prokurori kujdestar në  Departamentin e Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë katër persona të dyshuar për kryerje të veprave penale, dy (2) për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”,  një (1)persona për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”, dhe një (1) për veprën penale “Dhunë në familje”.  Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave të pandehur për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Sulmi”.  Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur gjithsej tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, ndaj gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në raste të ndara. Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale” Dhunimi”, dhe “Blerja ,posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, ndërsa Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të  dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Armëmbajtje pa leje” dhe   “ Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu kjo prokurori,- Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  një person (1) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.