14:53 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / k.v

Prokurori i Shtetit vlerëson të arriturat e Kosovës në luftën kundër korrupsionit për vitin 2021

Prokurori i Shtetit ka mirëpritur Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare ‘’Transparency International’’, ku theksohet se Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë, tri më shumë sesa në vitin 2020.

Prokurori i Shtetit vlerëson se kjo është një e arritur e të gjitha institucioneve ligj zbatuese në Kosovë, si dhe i gëzohet faktit që Kosova ka shënuar një progres të tillë, duke u ngritur për 17 vende, që pa dyshim është meritë e sistemit të drejtësisë në përgjithësi si dhe e sistemit prokurorial në veçanti.

Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për të punuar që Kosova të përparojë edhe më tutje në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera negative.

Raporti me të dhëna të detajuara gjendet në link: https://www.transparency.org/en/cpi/2021/index/ksv