17:51 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / AR

Prokuroria kroate nesër merr vendim për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

Shoferi i autobusit të kompanisë “Deva turs” nga Gjakova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, ku mbetën të vdekur 10 persona, ndërkaq mbi 40 të lënduar, nesër do të dalë sërish para prokurorisë, ku do të vendoset për masën e paraburgimit ndaj tij.

Ai sot është mbrojtur në heshtje, ndërkaq i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare.

Se drejtuesi i autobusit është mbrojtur në heshtje ka deklaruar për mediat kroate zëvendësprokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.

Ai ka deklaruar se masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit do të vendoset të martën.

“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, tha ai.

Ndërkaq pasi është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit, drejtuesi i autobusit ai është kthyer në mbajtje.

Siç raportoi policia dje, shoferi do të procedohet penalisht për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shkaktimi i aksidentit të trafikut në trafikun rrugor”, për të cilin dënimi maksimal është deri në 15 vjet burgim, raporton Index.hr.