09:59 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur 9 aktakuza për dhunën në familje

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit Shtator janë pranuar 7 raste të cilësuara si dhunë në familje.

Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi  i 7 të pandehurve, ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, gjatë muajit shtator 2018, janë ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje.

Prokuroria Themelore në Gjakovë zotohet se është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, sidomos ato raste që kanë të bëjnë me dhunën në familje.