Prokuroria jep detaje mbi arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është ndaluar personi i katërt i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt mbrëmjen e 29 nëntorit.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
“Me urdhër të prokurorit të rastit është ndaluar i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së rëndë, për shkak të veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse“, sipas KPRK-së”, ka thënë ajo.
“Brenda afatit ligjor, prokurori do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit“, shtoi Ulaj.
I dyshuari në fjalë është Tomë Dodaj, nga Novosella e Gjakovës, raporton Indeksonline.