20:46 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji për dy persona të cilët ishin të përfshirë në përleshjen e cila kishte përfunduar edhe me tentim vrasje.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:20 në qytetin e Pejës, ku njëri nga të dyshuarit në këtë përleshje kishte përdorur edhe armë zjarri.

Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se njëri nga të ndalurit dyshohet për tentim vrasje, ndërsa tjetri për lëndime trupore.

“Mund të ju konfirmojmë se Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar dy persona për të cilët ka parashtruar edhe kërkesën për caktimin e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji, pra njëri është i dyshuar për tentim-vrasje dhe tjetri për lëndime trupore”, ka thënë në përgjigjen e tij Nikçi.

Ndryshe, sipas policisë, njësitet relevante janë duke e hetuar rastin, përderisa të dyshuarit po mbahen në ndalim policor./Indeksonline/