13:48 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Milaim Zekën

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Milaim Zekën.

Tashmë ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Zeka pos mashtrimit dhe shmangies së tatimit, po hetohet nga prokurori Afrim Shefkiu edhe për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar.

Partneri i tij i biznesit, Ilir Krasniqi me të cilin dyshohet se mashtruan kosovarët për viza pune në Gjermani, tashmë është në paraburgim./koha