75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prokuroria kërkon dënim për deputetët e VV-së (Foto)

(E plotësuar)  Në fjalën e tij përfundimtar, prokurori i rastit, në bazë të aktakuzës kërkon që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

—–

Prokuroria jep fjalën përfundimtare ndaj të akuzuarave

Prokuroria tani është duke e dhënë fjalën përfundimtare ndaj të akuzuarit Faton Topalli për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas prokurorit, i akuzuari Topalli lirohet nga dy pika të aktakuzës për shkak se nuk ka prova ndërsa pikat tjerat mbeten të njëjta.

—–

Nis seanca ndaj deputetëve të VV-së

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, ndodhën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku tani ka filluar seanca ndaj tyre për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Sot pritet të jepet fjala përfundimtare e prokurorit dhe e të akuzuarave, raporton Indeksonline.

Përveç familjarëve të të akuzuarve, në sallë për ta ndjekur gjykimin ka edhe deputetë të Vetëvendosje./Indeksonline/