14:00 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Prokuroria konfirmon hetimet ndaj deputetëve të VV-së për hedhje të gazit

Prokuroria e shtetit ka nisur procedurat ndaj tre deputetëve të Vetëvendosjes të cilët hedhen gaz lotsjellës në seancë për dy herë radhazi gjatë ditës së sotme.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar për Indeksonline se Policia ka pranuar emrat e deputetëve që kanë hedhur gaz dhe se hetimet po vazhdojnë.

“Po, Policia e vendit i ka pranuar emrat e deputetëve të Kuvendit me rastin e kryerjes së vepres penale, hedhja e gazit lotsjellës, ata jane XH.S, F.P dhe S.Z hetimet është duke i vazhduar policia dhe më tej i përcjell tek Prokuroria për procedim të mëtutjeshëm të këtij procesi” ka thënë Beka për Indeksonline.

Ndryshe, Xhelaq Sfeçla, Fitore Pacolli dhe Sali Zyba, janë deputetët e VV-së që kanë hedhur gaz lotsjellës dy herë brenda sallës së Kuvendit.

Seanca është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të nis./Indeksonline/