16:08 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria maqedonase ngreh edhe dy akuza kundër Gruevskit

Ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, i cili është duke qëndruar azil në Hungari, i janë ngarkuar edhe dy akuza të reja.

Sipas prokurorisë speciale, akuza e parë lidhet me financimin ilegal të ish partisë së tij VMRO-DPMNE, transmeton Indeksonline.

Supozohet që partia VMRO-DPMNE është financuar në mënyrë të paligjshme nga biznese të ndryshme.

Ndërsa akuza e dytë lidhet me ndërtimin e paligjshëm selisë së kësaj partie. Në këtë rast të akuzuar janë edhe ish ministri Mile Janakievski dhe ish sekretari Cyril Bozinovski.

Sipas prokurorisë nga viti 2009 deri në vitin 2015, Gruevski me bashkëpunëtorë ka fituar 4.5 milionë euro nga partia VMRO-DPMNE./Indekdonline/