16:00 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria në Prizren ngrit 4 aktakuza për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur 4 aktakuza për veprën penale prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Prokuroria Themelore në Prizren pas përfundimit të hetimeve lidhur me dyshimet për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave të dyshuar dhe kundër personave juridik, për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor” nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit, si persona përgjegjës në kuadër të personit juridik, me qëllim të shitjes kanë vënë në qarkullim artikuj ushqimor, përkatësisht mish dhe produkte të mishit, për të cilat kanë ditur se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, kundër njërit prej të pandehurve ka ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Kanosje” nga neni 185 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.