11:38 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prokuroria ngrit aktakuza për 17 persona

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në pesë (5) raste të ndryshme, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për paraburgim për dy (2) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.