13:47 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Prokuroria: Provat vërtetojnë që aktivistët e Vetëvendosjes kryen vepër terroriste

Prokurori Abdurrahim Islami, më mbyllje të fjalës së tij përfundimtare ka thënë se provat dhe faktet e prezantuara nga ai në këtë proces gjyqësor, vërtetojnë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale terroriste nga neni 136 i Kodit Penal të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të marr parasysh këto prova, t’i shpall fajtor të akuzuarit dhe ti dënojë sipas ligjit.

Përveç kësaj Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami, ka thënë se në aktakuzën e ngritur nga ai nuk ka asnjë pikë e asnjë presje politi, por në aktakuzë janë paraqitur vetëm provat dhe faktet që vërtetojnë përgjegjësinë e të akuzuarve, njofton Klan Kosova.