75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 28 Maj 2026 / Z S

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi që tentoi të paguante me 105 mijë euro false

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas aktakuzës, më  09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, i pandehuri, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej njëqind e pesë mijë (105,000.00) eurosh.

Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara.