19:48 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Prokuroria tregon se si shkojë procesi i votimit në këto komuna

Tanimë janë mbyllur të gjitha vend-votimet e  19 komunave të Kosovës, ku pjesëmarrja e daljes në votime është 40 për qind. Ndërsa edhe  procesi i tyre ka kaluar kryesisht  pa incidente.

Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës që janë kompetente për tri komuna në balotazh, atë të Prishtinës, Podujevës dhe Obiliqit,  kanë hasur vetëm në disa incidente të vogla.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, prokurori kujdestar për kryeqytetin, Ilaz Beqiri ka treguar se ka pasur vetëm disa dezinformata për incident, mirëpo, pastaj është verifikuar se procesi vijon në mënyrë të rregullt.

“Asnjë ekses nuk e kemi pasur deri më tani, përpos në fillim janë dal dy dezinformata gjoja se po shpërndahen disa fletë votime aty qysh në orën 8, ne jemi shkuar në vend ngjarje dhe aty as nuk kanë pasur ide se çka ka rrjedh ajo informat, apsolutisht më qetë nuk ka mundur të jetë ky proces”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa, sa i përket komunës së Podujevës,  prokurori kompetent, Musa Meha  ka theksuar se s’ka pasur asnjë incident deri tani.

“Procesi i votimit ka shkuar krejtësisht në rregull, nuk ka asnjë rast të lajmëruar zyrtarisht”, ka thënë Meha.

E, në komunën e Obiliqit, përveç një informate që një person ka bërë votën e tij publike, por që prokuroria ka konstatuar se nuk përbën me vepër penale, vlen të theksohet se asnjë incident nuk ka pasur.

Kështu ka deklaruar për ‘Indeksonline’, prokurori, Ibrahim Fejza.

“Bashkë me komandantin e polciisë, kolegun tim, fatmirin e kemi përcjellë procesin zgjedhor  deri tash kurrfarë incidenti nuk kem pas krejt çdo gjë ka qenë në rregullë. Përveç atij rasti që kam informuar edhe më herët se një person në Milloshevë që është dyshuar se ekziston keqpërdorim i votës, por ne e kemi vërtetu dhe kemi ardh deri te konkludimi se bërja e votës publik në vend votim nuk është vepër penale, pra deri në këto momente është procesi krejtësisht në rregullt”, ka thënë Fejza./Indeksonline/