17:49 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / MSH

Promovohet libri “78 ditë bombardime të NATO-s”

Në vazhdën e aktiviteteve të planifikuara për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare u promovua libri “78 ditë bombardime të NATO-s”, i autorit Shyqri Nimani.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i Kuvendit, Glauk Konjofuca, kryeministri Albin Kurti, anëtarë të tjerë të Qeverisë, profesorë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme. 

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u shpreh se ky libër na i rikujton sfidat dhe sakrificat se si kemi arritur deri këtu ku jemi sot. Sipas tij, veprat si kjo janë të domosdoshme.

Edhe nga folës të tjerë libri u konsiderua si vepër e rëndësishme e tregimit të historisë së Kosovës dhe luftës e sakrificës së bërë deri të arritja e pavarësisë. ​