16:08 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Promovohet pulla postare “Skenderbeu”

Në akademinë e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, është promovuar edhe Pulla Postare “Skenderbeu” nga Posta e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë.

“Gjergj Kastrioti e ruajti flakën e lirisë në ne, pesë shekuj me radhë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Ne jemi të obliguar që mesazhin e lirisë ta shndërrojmë në mesazh paqeje e bashkëpunimi, në mesazh pune e solidariteti, që liria të jetë vlerë në shtetin modern”.