23:14 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Promovoi klipin javë më parë, këngëtares shqiptare i dalin fotot e arrestimit në Itali (Foto)

Para dy javësh ajo promovoi klipin e saj në ‘’Zonë e Lirë’’ të Arjan Çanit. Bëhet fjalë për vajzën bionde me emrin Fabjana Hoxha e cila në
intervistën për emisionin e së premtes tha se kishte jetuar në Itali.

Kjo vihej re edhe në të folurën e ‘’këngëtares’’, e cila nuk foli për të shkuarën e saj.

Hoxha është arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe kjo duket qartë edhe në videon që ka dërguar për JOQ.al një qytetar.

Në videon e policisë italiane, të përshtatur në shqip nga JOQ.al, thuhet:

Hetimi nisi më 16 qershor të vitit 2014 pas një sherri mes prostitutave, i cili përfundoi me njërën prej tyre të plagosur me thikë në kofshë.

Hetuesit në vijim kanë krijuar skenën e krimit mes të lënduarave dhe një bande të drejtuar nga shqiptarët që ushtronin aktivitetin e tyre në qytet. Bëhet fjalë për Fabiana Hoxhën, 21 vjeçe, emigrante e jashtëligjshme dhe 23 vjeçarin Florian Prini, me dokumente të rregullta në Itali, por me precedentë të mëparshëm penalë për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Floriani dhe Fabjana kërkonin dhe u vinin gjoba prostitutave që ushtronin aktivitetin në shëtitoren e qytetit. Merrnin të paktën 50 euro në ditë nga të gjitha vajzat prostituta. Sherri, nga i cili nisi i gjithë hetimi, filloi pikërisht për shkak të një debati mes çiftit shfrytëzues dhe njërës prej prostitutave, e cila nuk kishte pranuar të paguante taksën.

Temat: