21:51 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

Prona e “Motel Vicianum” nuk i kalon komunës, bie poshtë projekti për Stacion të Autobusëve

Ministria e Drejtësisë nuk i ka besuar pronën e ish-Motel Vicianum komunës së Vushtrrisë, e cila kishte edhe projektin ideor për ndërtimin e një Stacioni po në këtë pronë.

Për këtë ka njoftuar edhe drejtori i Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë, Berat Sadiku, i cili ka njoftuar se Ministria ka përfunduar të gjitha procedurat për dhënien në shfrytëzim për periudhë 15 vjeçare këtë pronë një operatori tjetër.

“Edhe pas shumë kërkesave drejtuar nivelit qendror për kthimin e pronës së ish motel Vicianumit në pronësi të Komunës, Ministria e Drejtësisë përfundon të gjitha procedurat për dhënien në shfrytëzim për 15 vite të kësaj prone, pa asnjë konsultim të vetëm me Komunën e Vushtrrisë.” ka shkruar Sadiku.

Sadiku poashtu ka prezentuar edhe planin ideor për këtë projekt të cilin Tahiri e kishte dhe si premtim elektoral për qytetarët e Vushtrrisë.

Siç mësohet nga burimet tona kjo pronë i është dhënë për shfrytëzim një operatori privat për periudhë 15 vjeçare.