19:40 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prona, shkak i vrasjes në Lipjan

Me thika e mjete të forta ka ndodhur një përleshje sot në Lipjan, ku një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Indeksonline nga burimet ka mësuar se kjo përleshje ka ndodhur mes familjarëve, ku Fadil Krasniqi është personi që ka vdekur.

Burimet poashtu kanë treguar se përleshja mes tyre ka ndodhur për kontekst pronësor.

Ndërsa, inicialet e personave të shtrirë në spital janë B.R, që mes veti janë familjar.

Ndryshe, për motive të tilla pronësore, para dy dite, në Prishtinë, dy persona kanë vdekur, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore./Indeksonline/