07:25 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Pronarët e dyqaneve mund të vazhdojnë të shesin vezë të Pashkëve gjatë pandemisë së koronavirusit

Disa dyqane ishin vizituar nga policia dhe oficerët të cilët u thanë atyre se vezët me çokollatë nuk konsideroheshin thelbësore gjatë koronavirusit.

Organi i cili përfaqëson mbi 30,000 shitës me pakicë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, fajësoi “zbatimin e tepërt” dhe keqinterpretimin e rregullave dhe këshilloi anëtarët e tij që të vazhdojnë të shesin një gamë të produkteve, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.

Edhe pse në fillim u është thënë që vezët e Pashkëve nuk janë thelbësore gjatë pandemisë së koronavirusit, tani u është lejuar që të shiten në supermarkete të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas udhëzimeve zyrtare të qeverisë, supermarketet, farmacitë, si dhe dyqanet e qosheve lejohen të qëndrojnë të hapur gjatë pandemisë.

Sidoqoftë, nuk ka detaje specifike se çfarë ato dyqane të hapura mund dhe nuk mund të shesin.