21:40 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pronari i klubit të Premierligës: Do të bëja biznes me familjen e Osama Bin Ladenit

Raportet e bujshme dolën në fillim të këtij viti kur u zbulua se Sheffield United kishte marrë një kredi 3 milion £ nga familja e Osama bin Laden.

Familja Bin Laden, një nga familjet më me ndikim në Arabinë Saudite, kishte treguar më parë interes për të blerë aksione në klub por një marrëveshje nuk u realizua kurrë.

Princit Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz Al Saud, një anëtar i familjes mbretërore Saudite, iu dha kontrolli i plotë i Sheffield United të hënën.

Dhe në një konferencë tjetër shtypi të enjten, 54-vjeçari mbrojti familjen Bin Laden.

Abdullah tha se ishte ofenduar nga kritikat ndaj familjes Bin Laden dhe i quajti ata të respektueshëm, transmeton Indeksonline.

“Unë me të vërtetë ofendohem kur njerëzit mendojnë se familja Bin Laden është një emër i keq,” tha ai, për Sky Sports.

“Bin Laden është një familje e mirë, çdo familje mund të ketë një person të keq – por ata janë një familje shumë e respektuar.

“Unë nuk kam bërë biznes me ta në të kaluarën, por nëse mund të bëj biznes me ta do të isha shumë i lumtur” – u shpreh bosi i Sheffield United./Indeksonline/