19:27 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pronari i shtëpisë thotë se diçka nuk shkon me këtë rrugë

Duket se kjo kthesë është mjaft e ndërlikuar kur ka lagështi, ndërsa një pronar i shtëpisë në Teksas ka instaluar video kamera vetëm për të kapur të gjitha makinat që vinin.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ky Jeep Grand Cherokee i vjetër, jo vetëm që hyri në oborr, por edhe goditi një këmbësor në këmbë. Megjithatë, fatmirësisht, ai e pa makinën dhe u largua nga rruga me kohë.

Personi i cili ka instaluar kamerat deklaron se ka pasur edhe shumë raste tjera kur shoferët janë përplasur në pronën e tyre dhe se poashtu shtëpia dhe gardhi janë goditur në muajin shkurt.

“Ky është problem kronik dhe tani dikush pothuajse ishte duke mbetur i vdekur. Qyteti nuk po ndihmon deri më tani” , shtoi pronari i shtëpisë, i cili gjithashtu pohon se shumica e njerëzve që përfundojnë duke u aksidentuar në atë vend nuk kanë as sigurim makinash. /IndeksOnline/