Pronari i skuadrës së Premierligës dëshiron ta blejë Wembley-n, aty nuk do të luhet futboll
Shoqata e Futbollit Anglez (FA) është e vendosur ta shesë Wembleyn, shtëpinë e ekipit të futbollit të Anglisë, tek pronari i Fulham, Shahid Khan.
Bordi i FA njoftoi të enjten propozimin për një marrëveshje me vlerë rreth 1 miliard funta, me Pakistano-Amerikanin Khan, i cili gjithashtu zotëron klubin e futbollit amerikan Jacksonville Jaguars, duke paguar 600 milionë funte përpara.
Ndërkohë, FA mund të mbaj 400 milionë për të zhvilluar ndeshjet e Kombëtares, shkruan indeksonline.
Ka plane që stadiumi të vazhdoj si shtëpi kryesore për ndeshjet e mëdha, duke përfshirë ndeshjet e Anglisë dhe ato të FA Cup.
Khan, i cili sipas Forbes vlerësohet të ketë rreth 7.2 miliardë dollarë, planifikon të lëvizë klubin e tij të NFL në Wembley dhe gjithashtu do të marrë të gjitha të ardhurat nga organizimi i koncerteve dhe ngjarjeve në stadium.
Ai nuk do të lëviz Fulhamin në këtë stadium dhe ka premtuar që edhe në pronësi të tij, stadiumi do të vazhdoj quhet “Wembley”. /IndeksOnline/